Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit - Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një motomjet.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit, Ardian Meçani, që mblidhte shishe plastike, është plagosur dhe dërguar në spital, kurse tjetri është ndaluar nga Policia. Të dy mjetet janë dëmtuar.
Policia e Lushnjës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata.