Parkime të gabuara e alkool! Mbi 9 mijë gjoba për shoferët në Tiranë brenda javës

25 August 2024, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parkime të gabuara e alkool! Mbi 9 mijë gjoba për shoferët
Foto ilustruese

Mbi 9 mijë gjoba ka vendosur këtë javë Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë. Shumica e tyre për shkak të parkimit të gabuar.

Gjithashtu janë arrestuar 23 drejtues mjetesh gjatë kësaj periudhe, ndër to, 14 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 9 për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në total në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 gjoba ndërsa janë pezulluar 161 leje drejtimi. Gjatë gjithë kësaj jave u arrestuan 56 drejtues mjetesh.

Arrestime dhe procedime në Tiranë:

9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
2 persona për pa leje drejtimi
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
3 largim nga vendi i aksidentit


Video