Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Elman Abules, Mariza Nito

16 Prill 2025, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mariza Nito

Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes por bashkëshorti i saj Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Abule, i akuzuar për pastrim, iu zbut masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpiak nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare.

Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.

Video