PËRPLASJA me agjentët e BKH, arrestohen dy nipat e ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj!

16 Prill 2025, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre persona janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku u përfshinë njerëz të Agron Kapllanaj me hetues të BKH-së dhe Forcave te Operacionales.

Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio  Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku. 

Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë pasi të dhënat janë kontradiktore.

Policia, në një deklaratë, mbrëmë vonë, tha se forcat Operacionale dhe hetuesit e BKH-së ishin goditur për shkak të detyrës. 

"Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.", thuhej në njoftimin e policisë.

Video