
Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA me ...
26 Prill, 19:51Fokus
Pamje të rënda vijnë nga skena e një atentati mafioz në Dobraç të Shkodrës.
Burrë e grua ishin duke lëvizur me motor, kur u gjetën në mes të plumbave që kishin si shënjestër Arlind Bushatin dhe Hamza Licin. Mësohet se motori me të cilin ata lëviznin është përplasur nga makina që ishte shënjestër e atentatit.
Sipas informacioneve paraprake, shënjestrat e atentatit Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie të PD-së, Xhemal Bushati, ka mbetur i plagosur rëndë.
Gruaja kalimtare që ndodhej me bashkëshortin po ashtu raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa burri është në gjendje të rëndë në spital.