Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një cifti Italian dhe janë vjedhur së bashku me cantën një vlerë 2500 euro, është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen "28 Nëntori".
Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vrejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë i mundur arrestimi i tij.
Sipas informacioneve të Voxnews.al, i ndaluari Ervis Myrtaj, 35 vjeç ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.
Policia ka kryer kërkime intensive në makinën e tij si dhe banesë, për të gjetur sendet me vlerë dhe paratë që iu rrëmbyen, dhe për t'ia kthyer turistëve italianë.