Paguheshin 200 deri në 1000 euro/ Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta në Tiranë: Shqiptarët vinin me dëshirë (Foto)

4 October 2022, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paguheshin 200 deri në 1000 euro/ Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta

Mediat kanë publikuar dosjen e gjykatës për prostitucionin nga vajzat e huaja në Tiranë. Çmimet nga 200 në 1000 euro. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë. Hetimet proaktive nga shkurt 2022 midis prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës.

Sipas dosjes në hetim janë vënë disa shtetas shqiptar, në vendimvajzat shfrytëzoheshin për prostitucion nga shqiptarët.

Pjesë nga dosjet e prokurorisë

Lidhjet e shqiptarëve me Ish-Bashkimin Sovjetik para viteve 90 ndërtuan rrjetin e prostitucionit eskortë në Tiranë.

Paguheshin 200 deri në 1000 euro/ Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta

Përgjimet dhe kontrollet në terren zbuluan se si vajzat ishin ndarë në disa zona të kryeqytetit. Vajzat me origjinë ruse ukrainase polake. Nga kontrollet u zbuluan 4 baza në tiranë.

Paguheshin 200 deri në 1000 euro/ Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta

Tutorët shqiptarë sillnim vajzat në tiranë si turiste e më pas i shfrytëzonin. Vajzat e shfrytëzuara qëndron deri në muaj e më pas largoheshin për tu zëvendësuar me të tjera.

Gjykata caktoi detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë, Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe, Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe.

Me një vëzhgim të thjeshtë në faqen online që shërben për të gjetur “Escort” rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë 581 vajza. Konkretisht 559 vajza operojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Tiranë. 19 janë me bazë në Durrës ndërsa 3 të tjera janë me bazë në Sarandë.

Vetëm një regjistrim i thjeshtë për të bërë të mundur aksesimin e faqes online u kushton klientëve 30 euro, ndërsa më pas vendosen çmimet për secilën nga vajzat që mund të “rezervohen”.

Ndërkohë në faqen e këtij aktiviteti të paligjshëm vihet re se vajzat që ushtrojnë në Shqipëri vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa vetëm 5 prej tyre dinë të flasin shqip.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Contact”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetase kolumbiane, organizatore e rrjetit të prostitucionit, në Tiranë. Vihen në pranga edhe 6 shtetase të huaja që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.Procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre, shtetaseve të huaja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Contact”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetaseve: B. R., 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”: L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja B. R. shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./VoxNews



Video