Mbyllja e kolegjit turk, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

4 October 2022, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllja e kolegjit turk, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative
Shkolla "Mehmet Akif"

Gjykata Administrative ka shtyrë për në 7 tetor seancën e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga kolegji “Mehmet Akif” kundër Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës.

Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë  të pranishëm si palë edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licencës deri në shqyrtimin e padisë në themel.

 


Video