Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

3 July 2026, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në

Në Gjykatën Administrative do të zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore mes prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” që kërkon të përfshihet në gjykim.

Shoqata kërkon që Administrativja të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008.  Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate.

Kryebashkiaku kërkon anulimin e dekretit të presidentit që e emëroi Dadon prokuror në 2008 pa shkollën e Magjistraturës.

Palë e paditur, është edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror.


Video