Nuhatja sipërmarrëse e familjarëve të ministrit të Drejtësisë dhe një doktoraturë që nuk është e rastësishme!

19 Janar 2024, 12:52Investigim SHKRUAR NGA ENDRIT HABILAJ
Ulsi Manja

Në jetëshkrimin e depozituar prej tij në Kuvend, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pohon ndër të tjera detyrat si prokuror, drejtues prokurorie në Shkodër, si edhe lektor i së drejtës penale në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ po në këtë qytet.

Profesionin e juristit, herë brenda sistemit të drejtësisë dhe herë si pedagog në Shkodër e ka ushtruar për disa vite.

Nuhatja sipërmarrëse e familjarëve të ministrit të

Ministri saktëson se ka qenë pedagog i jashtëm i së drejtës penale në universitetin e këtij qyteti nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Ai nuk saktëson në CV vitet që ka qenë në krye të prokurorisë.

Megjithatë, koha duket se ka qenë e mjaftueshme që Ministri aktual i Drejtësisë të vendosë kontakte me personazhe të dyshimta të Shkodrës, që sot lidhen tërthorazi me emrin e tij.

Njëri prej tyre është Gjergj Vasija, ky shtetas është emëruar administrator në shoqërinë shtetërore të menaxhimit dhe të riciklimit të mbetjeve urbane në Shkodër.

Ai rezulton gjithashtu edhe pronari i truallit ku është ngritur kjo fushë, ndërsa dy vite më parë, në dhjetor të 2021 është arrestuar nga policia si pjesë e një grupi që kultivonte hashash në ambiente të mbyllura.

Policia sekuestroi në të njëjtin operacion 100 kilogramë hashash dhe qindra rrënjë kanabis.

Por, çfarë e lidh Gjergj Vasijën me Ulsi Manjën?

Lidhja bëhet përmes kompanisë “Becker Albania”, që për objekt ka menaxhimin e mbetjeve të ngurta po në fushën e grumbullimit në Bushat të Shkodrës.

Në shtator të vitit 2018-të, kur Ulsi Manja drejtonte Komisionin e Ligjeve në Kuvend, në këtë shoqëri shtohet me 20 për qind të aksioneve Pranvera Manja, mbesa e ministrit aktual të Drejtësisë.

Nuhatja sipërmarrëse e familjarëve të ministrit të

Ajo zotëron ende këtë kuotë brenda kësaj kompanie.

Por, a është vërtetë Pranvera Manja pas pronësisë së pjesshme në “Becker Albania”? Vështirë të thuhet se po.

Në emër të saj ajo ka një biznes të regjistruar si person fizik dhe me aktivitet si qendër estetike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe te vilat e të pasurve në Dhërmi.

Nuhatja sipërmarrëse e familjarëve të ministrit të

Natyra e biznesit personal të Pranvera Manjës, që nuk lidhet asgjëkundi me aktivitetet në fushën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër, ku ajo rezulton aksionere ngre dyshime të forta se në të vërtetë pas këtij biznesi të dytë qëndron një tjetër emër, ndoshta xhaxhai i saj ministër i Drejtësisë, që përdor mbesën për të shmangur konfliktin e interesit.

Marrja me çështjen e mbetjeve është një ëndërr e kahershme e ministrit. Ai ka marrë gradë shkencore pikërisht për mbetjet. Titulli i doktoraturës së tij është “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 KP) (Shiko dokumentin)

Voxnews.al ka denoncuar përmes dy investigimeve të tjera dyshimet se Ulsi Manja ka përdorur për të ngritur biznese personale, fituar tendera dhe siguruar licenca hidrocentralesh përveç njerëzve të afërt të tij edhe bashkëpunëtorët e ngushtë në Ministrinë e Drejtësisë, që nga shoferi personal deri te drejtuesit e burgjeve.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Dokumenta bashkëngjitur

Video