Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Nga porti i Brindisit ka filluar një transferim i ri i emigrantëve drejt Shqipërisë. Anija Spica e marinës ushtarake italiane u nis të martën në orën 9:30, me 50 vetë të kombësive të ndryshme në bord, me destinacion Gjadrin, ku ndodhet qendra e paraburgimit dhe riatdhesimit në Shqipëri, e ngritur dhe administruar nga qeveria italiane.
Anija u shoqërua nga mjetet e autoritetit portual dhe Guardia di Finanza. Operacionet u mbikëqyrën nga Shtabi i Policisë së Brindisit.
Kjo është nisja e dytë nga Brindisi, pas asaj të 11 prillit, kur me anijen Libra u nisën drejt Shqipërisë 40 emigrantë.
Transferimet në qendrën Gjader kanë rifilluar me shpejtësi të plotë, pas përplasjes midis qeverisë dhe gjyqësorit.