Meta, akuza nga burgu: Rama fitoi falë SPAK-ut që goditi opozitën, si shpërblim do iu zgjasë mandatet (VIDEO)

27 May 2025, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta, akuza nga burgu: Rama fitoi falë SPAK-ut që goditi
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një prononcim nga burgu lidhur me marrjen si të pandehur nga SPAK. Nëpërmjet një telefonate me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, Meta thotë se ende nuk është njohur me akuzën, ndërsa hodhi akuza në drejtim të SPAK-ut.

Sipas Metës, Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet falë SPAK dhe se qeveria si shpërblim do iu zgjasë mandatet prokurorëve të struktuës anti-korrupsion, të cilët sipas ish-presidentit, nuk i “kuptojnë krimet intelektuale”.

Sipas Metës, SPAK me task-forcën për zgjedhjet goditi opozitën, por jo mazhorancën.

Ndër të tjera, Meta tha se mezi po pret përballjen me prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit për t’i treguar gazetarëve dhe faktorit ndërkombëtar se SPAK është “organizatë në shërbim të Edi Ramës”.

"Mezi po pres të shkoj në sallë ku të jeni dhe ju dhe të shikojmë faktet e provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Është pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm Arta Markut, që zgjodhi KLP-në në mënyrë të paligjshme e më pas zgjodhi edhe këta. Mezi po pres, nuk do ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës, siç dhe nuk ka patur”, tha ai.

Meta theksoi se do ta fitojë procesin zgjedhor, ndërsa falënderoi qytetarët që votuan për të në zgjedhjet e 11 majit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video