Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Nuk dihet se sa orë ka qendruar dhe kur ka hyrë, pasi ai është kapur nga mediat vetëm në momentin kur ka dalë nga SPAK. Agaçi ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençin i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorit të Tiranës.
I pyetur nga gazetarët për arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, Agaçi nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment dhe sqarim për mediat, duke e lënë mister arsyen e vizitës së tij.
“Nuk kam koment,”- ka thënë ai. E po ashtu, lidhur me thirrjen e tij ka reaguar edhe SPAK, të cilët pretendojnë: "Nuk kemi asgjë për të ndarë."
Nuk dihet nëse Ëngjëll Agaçi ka dëshmuar sot në SPAK për çështjen e inceneratorëve.