Në makinë me të 'fortin' e Durrësit, si ra në gjurmët e policisë Fation Murati, roli i tij në...

14 October 2022, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në makinë me të 'fortin' e Durrësit, si ra në
Në foto: Ervis Martinaj dhe Indrit Dokle

Shoqërimi i Endrit Doklës më datën 8 tetor ndodhi pas informacioneve policore se ai lëviztë me një person të shpallur në kërkim. Sipas te dhënave agjentet e policisë kanë ndjekur për tre ditë Fatjon Muratin deri në momentin që u ndalua së bashku më ish anëtarin e bandës së Durrësit.

Murati është mbajtur nën vëzhgim me dyshimet se mund të këtë dijeni për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë por edhe për arsenalin e armëve që u zbulua në periferi të Tiranës. Fatjon Murati i arrestuar nga policia si i implikuar në dy bazat e armatimeve te zbuluara në periferi të Tiranës, u mbajt në vëzhgim për 3 ditë derisa agjentët e krimeve të rënda e ndaluan atë në zonën e 'Bulevardit' të Kasharit.

Ndjekja e lëvizjeve të 31-vjeçarit nisi, pasi Murati u paraqit në komisariatin e Krujës ku së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.

Pasi Murati dhe Reçi ka dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Krujës, është urdhëruar mbajtja e tyre nën vëzhgim dhe raportimi në polici për çdo lëvizje. Policia kriminale mesditën e 8 tetorit dispononte informacionin se Fatjon Murati po lëvizte më një person me precedent penal.

Në makinë me të 'fortin' e Durrësit, si ra në
Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe familjarë të tij në këtë makinë që po shikoni në foto

Ka qenë pikërisht ish numri dy i bandës së Durrësit ai që i ka komunikuar agjenteve të policisë se po shkonin te një drekë familjare. Ndalimi është bërë rreth orës 16 të së shtunës ndërsa burime bëjnë me dije se krahas makinës së blinduar ku lëvizte Dokle, Murati e Reçi një tjetër automjet i shoqëronte.

Kjo makinë është shmangur sapo ka vënë re prezencën e policisë e cila ishte pozicionuar në këtë zonë për kontrolle. Në drejtorinë e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të personave të ndaluar prezent kanë qenë edhe krerët më të lartë të policisë Kriminale, shkruan Ora.

Burime nga polica e Tiranës bëjnë më dije se Dokle do të merret sërish në pyetje në vazhdën e hetimeve që po ndiqen. Për këtë arsye ai u ka komunikuar zyrtarëve të policisë një adresë të saktë banimi ku po qëndron më qëllim që efektivet e policisë të gjejnë në momentin që mund ti duhet drejtësisë.

Kujtojmë që Fatjon Murati u shpall në kërkim policor me 17 gusht ku dhe kërkimi i përfundoi më 17 shtator. Por provat e reja të administruara nga hetuesit për sa i përket armëve të gjetura shtynë policinë për arrestimi e tij.

Kush është Fatjon Murati?

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit.

Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Po për këtë ngjarje ka qenë i kërkuar për t'u marrë në pyetjet edhe Gentian Reçi. 

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volksëagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan.

Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. 

Kush është Indrit Dokle?

Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles.

Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë.

Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj. 


Video