'Si nuk u vjen zor'? Invalidët, protestë dhe ultimatum: Edi, mbaj premtimet

14 October 2022, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Si nuk u vjen zor'? Invalidët, protestë dhe ultimatum: Edi,

Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri, në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Financave, u shpreh se kanë mbetur pa asnjë mbështetje nga qeveria. Ai theksoi se Ministrisë së Financave i janë dërguar mbi 12 shkresa, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kemi ardhur për të drejtat tona të mohuara. Jemi përjashtuar nga rimbursimi i energjisë elektrike. Është premtuar 5 mijë lekëshi, që në 2008 na është mohuar.

Ministria e Financave nuk ka pranuar të dëgjojë asnjëherë sugjerimet tona dhe të ulet në dialog. Ne që jemi punuar në miniera, askush nuk e mendon se çfarë kemi hequr.

Ne kemi kërkuar mbi 12 shkresa dhe e fundit ka qenë 20 shtator. Akoma asnjë përgjigje. 1 mijë lekëshi për ndihmën e paaftësisë është premtuar që në 2013 dhe deri tani asgjë.

Këtyre të Financave si nuk u vjen zor, u rimbusruan disa kompani që nuk i kanë kryer shërbimet, po ne që kemi kontribuar, a nuk ju vjen zor?

Po siguracionet tona? Po rimbursimi i ilaçeve?” tha kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri.

Më pas kryetari i shoqatës i vendosi ultimatum ministrisë. “Në 20 nëntor ne nuk presim më për të drejtat tona. Pas një muaji do të jemi 10-fish më shumë.

Do të vijmë me karroca dhe krevatë këtu. Nuk kam gjë me qeverinë, por këta burokratët këtu te ministria e Financave” tha ai.


Video