Zhduken në mënyrë misterioze dy burra në Gramsh

14 October 2022, 15:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduken në mënyrë misterioze dy burra në Gramsh
Foto ilustruese

Dy burra janë denoncuar të zhdukur në Gramsh.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, ka kallëzuar në Polici se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç

Po ashtu edhe shtetasi F. C., 51 vjeç,  banues në Gramsh, ka kallëzuar në Polici se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç.

Policia njofton se vijon puna për gjetjen e këtyre dy personave.


Video