Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.
Porja bëri me dije se ditën e nesërm pas orës 14:00 do të nisin reshje shiu dhe kjo situatë me reshje pasditeve do të jetë deri në datë 17 Qershor. Më tej shtoi se ditën e hënë temperaturat do të shkojnë deri në 32°C.
Ajo tha se reshjet do të jenë prezentë deri në fund të qershori, por jo në mënyrë periodike
“Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës së ditës deri në datat 16 dhe 17 qershor. Reshjet do të jenë prezentë deri në fund të qershorit, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hënë do regjistrojë temperaturën 32 gradë.
Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike”, u shpreh Porja për News24.