Nesër ndalohet qarkullimi i makinave në Bulevard, çfarë do ndodhë në kryeqytet

4 May 2024, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër ndalohet qarkullimi i makinave në Bulevard, çfarë do
Tiranë

Ditën e diel do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet. Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.

Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.


Video