
Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas një grindjeje në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë një 17-vjeçare.
E mitura banonte në një pallat 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njofton policia.
Burime bëjnë me dije se e reja ka dëmtuar të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup e krahë.
Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.