Avionët grekë nuk i shuan dot flakët, vijon zjarri në malin e Çikës

15 July 2022, 08:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avionët grekë nuk i shuan dot flakët, vijon zjarri në malin
Mali i Çikës

Vazhdon zjarri në malin e Çikës në ditën e pestë.

Të dy avionët e ardhur nga Selaniku nuk arritën dot që të shuanin zjarrin ditën e djeshme.

Mësohet se avionët kanë arritur të fikin vetëm një pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve sot do të rikthehen sërish për të vijuar me shuarjen e zjarrit në një zonë e cila është thuajse greminë dhe nuk ka mundësi të ndërhyhet nga toka.

Deri tani në malin e Çikës janë djegur rreth 70 hektarë nga zjarri.


Video