Ndodh në Tiranë/ I riu hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën (VIDEO)

9 Prill 2026, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti me qëllim shmangien e pagesës së faturës.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga vetë restoranti dhe janë bërë tepër virale.

Restoranti bën me dije se i riu kishte qëndruar rreth katër orë në ambientet e biznesit dhe kishte konsumuar rreth 1.5 kg mish. Sipas njoftimit, në përfundim, ai ka zgjedhur të mos paguajë duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tij fizik.

 


Video