Ekskluzive - Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në B...
27 Nëntor, 10:48Fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët për 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, ai ka kujtuar figurat historike dhe sakrificat për lirinë e vendit, duke përcjellë urimet për Ditën e Flamurit. Berisha e ka shoqëruar urimin me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si “narkodiktaturë”.
Kryedemokrati thekson se 28 Nëntori duhet të shërbejë si frymëzim për largimin e qeverisë, ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare që opozita zhvillon sot në Tiranë.
“Sot protestë kombëtare! Të gjithë në shesh!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.