Ndodh në Ksamil/ Sanitarja acarohet nga kritika e shefit se s'kishte pastruar mirë hotelin, i vë flakën makinës së tij

5 August 2022, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Ksamil/ Sanitarja acarohet nga kritika e shefit se s'kishte

Një konflikt për pastrimin e hotelit ka bërë që sanitarja t'i vërë flakën automjetit tip 'Seat' në pronësi të pronarit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli në Ksamil. Punonjësja 33-vjecare e identifikuar si A.B., duket se nuk ka kontrolluar dot nervat pasi pronari e ka kritikuar për pastrimin.

"Nuk e ke pastruar mirë, nuk e ke larë mirë", i ka thënë pronari i identifikuar si K.Xh., gjë që ka shkaktuar më pas debat mes tyre derisa e punësuara i ka vënë zjarrin makinës së tij. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

33-vjeçarja ishte e punësuar në hotel si sanitare gjatë këtij sezoni veror, kur fluksi është mjaft i madh prej turistëve dhe pushuesve. 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë vijon puna për kapjen e 33-vejçares.


Video