Një aksident është shënuar këtë të enjte në Lushnje. Policia bën me dije se një 37-vjeçar i cili po drejtonte motomjetin e tij ka përplasur një këmbësor, e fatkeqësisht ky i fundit ka ndërruar jetë.
Ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranën nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë policia.