6 orë në SPAK, Arben Ahmetaj pas dëshmisë: Do vij sa herë të jetë nevoja!

22 Qershor 2023, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Arben Ahmetaj

Pas më shumë se 6 orësh, Arben Ahmetaj ka dalë nga godina e SPAK.

Ish-zëvendës kryeministri, u paraqit në prokurorinë speciale pak para mesditës dhe ka qëndruar aty për më shumë se 5 orë e gjysëm.

Për mediat e shumta që e prisnin në derën e SPAK, Ahmetaj nuk ka preferuar të japë shumë detaje.

Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja, tha ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ishte ora 12:00 kur Ahmetaj u paraqit në SPAK  për t'u marrë në pyetje si person në hetim i shoqëruar edhe nga avokati tij Henrik Ligori. 

Ahmetaj po merret në pyetje nga disa oficerë të BKH-së dhe po jep shpjegime për herë të parë në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është hera e parë që Arben Ahmetaj është paraqitur në SPAK për t'u marrë në pyetje si person në hetim.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. 

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 



Video