Deklarata e fortë e gazetarit: Ahmetaj, ish-zyrtari i parë në histori që do të hetohet për grup të strukturuar kriminal

22 Qershor 2023, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj pas daljes nga SPAK

Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku ka dëshmuar për plot gjashtë orë.

Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale: mos deklarim apo fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive; korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë; pastrim i parave dhe shpërdorim detyre.

Por gazetari Adriatik Doçi, njeriu që dorëzoi dosje në SPAK ndaj ish-ministrit socialist ka dhënë sot një deklaratë të fortë. Sipas Doçit, Arben Ahmetaj po hetohet edhe për grup të strukturuar kriminal, duke u bërë në këtë mënyrë ish-zyrtari i parë i lartë në historinë e pluralizmit që do të hetohet për grup të strukturuar kriminal.

Në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni në “Euronews Now”, Doçi ka hedhur akuza edhe ndaj prokurorit të SPAK, Klodian Braho, që sipas gazetarit ka fshehur provat për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

“Prokurori Klodian Braho fshehu provat. Dhe pasi ky skenar u zbulua në media, dha dorëheqjen nga hetimi i dosjes ose është larguar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. Nuk është rastësore, që një prokuror që kishte dosjen është larguar nga shefi i SPAK, Altin Dumani, që është bërë tani prokurori kryesor i dosjes së Ahmetaj”, tha Doçi.

 


Video