Miklovan Dakaj, 30-vjeçari nga Shkodra i shpallur i zhdukur prej muajit maj u gjet sot i pajetë në Marbella të Spanjës.
Vdekja e tij duket se ishte paralajmëruar kohë më parë, pasi një mesazh në telefonin e të afërmve të tij, i “këshillonte” të mos e kërkonin më pasi ai kishte vdekur dhe trupi i tij ishte hedhur në brigjet e Marbellës në Spanjë.
Në 12 maj, ai u denoncua i zhdukur në policinë spanjolle nga bashkëshortja e tij, ndërsa një denoncim u bë njëkohësisht edhe në Policinë e Shkodrës nga familjarët e tjerë.
Dyshimet janë de Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Sipas disa raportimeve në media Dakaj ishte takuar për herë të fundit me Juxhin Drazhin i grupit të Elvis Doçit.
Autoritetet spanjolle thonë se janë në bashkëpunim me ato shqiptare për të hedhur dritë mbi ngjarjen, dhe kanë bërë thirrje që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara lidhur me rastin.