Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mete u paraqit ditën e sotme në SPAK dhe dha shpjegime sa i përket inceneratorëve, për kohën kur ka qenë zëvëndës ministër i financave, kur kjo ministri drejtohej nga Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për çështjen e inceneratorëve.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ministri nuk preferoi të jepte shpjegime për arsyen e thirrjes së tij ditën e sotme.
Mete ka vetëm pak kohë që mban postin e ministrit të Financave në qeverinë "Rama 3".
Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si dhe detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.