Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajtur "Homeland Justice" (Drejtësia e Atdheut), kanë publikuar një tjetër mesazh në rrjetin Telegram.
Ata shprehen se shumë prej të dhënave që janë publikuar, kanë dalë nga vetë qeveria, në mënyrë që të "njollosin" emrin e tyre. Sipas Homeland Justice, kjo gjë bëhet edhe për të fshehur korrupsionin e qeverisë dhe për të deformuar opinionin publik.
“Për të fshehur korrupsionin e tyre dhe për të deformuar opinionin publik, zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë kanë publikuar vetë të dhënat e popullit shqiptar në mënyra të ndryshme për të ‘njollosur’ emrin e Drejtësisë së Atdheut,”- thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Homeland Justice kanë publikuar disa "database" me të dhëna "sekrete" të qytetarëve shqiptarë dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.
