Në ambjentet e Pallatit Primacialny në qendër të Bratislavës, u zhvillua aktiviteti i Festës Kombëtare dhe Festës së Çlirimit të atdheut organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori z. Arten Hanku, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga jeta politike, diplomatike, akademike dhe artistike, si dhe komuniteti shqiptar që jeton në Sllovaki.
Aktiviteti, përveç anës protokollare pati edhe anën artistike me performancën e Solistëve nga Teatri Kombëtar i Operës së Pragës, Michaela Zajmi mezzosoprano dhe Bledar Zajmi violinçellist.
Gjithashtu u shfaq një kolazh me video dhe foto për promovimin e turizmit ne Shqipëri.
Në fund në Pritjen Bufe të rastit, pjesëmarrësit shijuan specialitete të kuzhinës shqiptare ofruar nga Restorant Narbon në qendër të Bratislavës me pronarë shqiptarë.