Matura shtetërore 2022, dalin rezultatet e testimit në lëndët me zgjedhje, mbi 1 mijë maturantë ngelës

27 June 2022, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Matura shtetërore 2022, dalin rezultatet e testimit në
Foto ilustruese

Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për lëndët me zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në lëndën me zgjedhje 128 maturantë morën notën 10 absolute, ndërsa kanë ngelur 1144 maturantë.

Teksa shpërndau linkun e notave, Kushi foli dhe për ankesat e maturantëve në lidhje me provimin e biologjisë, teksa tha se në hartimin e pyetjeve nuk ka asnjë gabim dhe se pyetjet janë ndërtuar në mënyrë për të vlerësuar të gjithë.

Linku i rezultateve të provimit me zgjedhje: http://qsha.gov.al/infos/matura_2022/z/z_rezultate.pdf


Video