Aksident në Itali, vdes 35-vjeçarja shqiptare. Shoferi italian udhëtonte kundravajtje në autostradë (FOTO)

26 June 2022, 22:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Itali, vdes 35-vjeçarja shqiptare. Shoferi italian
Aksident në Itali

Një aksident me dy të vdekur ka ndodhur në autostradën A7 në Gjenova të Italisë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet italiane, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve; 35-vjeçarja Matilda Hidri dhe 46-vjeçari Giuseppe Garavaglia.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.

Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.



Video