Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, sa nxënës janë vlerësuar me notën 10

18 June 2023, 20:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe
Matura 2023

Janë publikuar rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila thotë se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

“Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

-Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje!”, shkruan Kushi.

➡️ Linku i rezultateve

 


Video