Mashtrimi online, zbulohen 2 ‘Call Center-at’ e bllokuar nga SPAK në Vlorë! Ja kush është pronari

8 November 2022, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mashtrimi online, zbulohen 2  ‘Call Center-at’ e bllokuar nga SPAK

Një letër porosi e ardhur nga shteti spanjoll për ‘Call Centar-a’ më bazë në Shqipëri që mashtrojnë shumë qytetarë të këtij vendi, ka bërë që SPAK të urdhërojë një operacion në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.  Bëhet fjalë për mashtrime për dhjetëra miliona euro.

Eurovision dhe Reboot janë 2 ‘Call Center-at’ e bllokuar në Vlorë nga SPAK, në kuadër të operacionit të kërkuar nga autoritetit spanjolle. Nga kërkimi në QKB rezulton se të dy kompanitë kanë një pronar, që është një biznesmen me emrin Alban Sinanaj.



Video