Masakra e Don Boskos, Apeli lë të lirë një nga të akuzuarit

18 March 2024, 17:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakra e Don Boskos, Apeli lë të lirë një nga të

Roland Ahmetsula një nga personat e arrestuar si i dyshuar për përfshirjen në masakrën e Don Boskos është lënë i lirë nga Apeli i Tiranës.

Vendimi i sotëm i dha Ahmetsulës masën e “detyrim paraqitje” në vend të "arrestit me burg".

Avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që sipas tij, rrëzuan pretendimet e prokurorisë duke çuar ne lirimin e Ahmetsulës.

Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela, akuzohet se porositës ka qenë Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.

Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krimin e rëndë.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha ai para Gjykatës së Shkallës së Parë.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë.

 


Video