
Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka konfirmuar nga Tirana nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në sektorin e energjisë, gjatë një vizite ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një deklarate publike, Guilfoyle bëri të ditur se ishte e nderuar të udhëtonte drejt Tiranës për të avancuar agjendën energjetike të presidentit amerikan dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje “historike” për gazin natyror të lëngshëm (LNG).
Sipas saj, marrëveshja është firmosur mes Shqipërisë, kompanisë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG, dhe parashikon një bashkëpunim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Diplomatja theksoi se bëhet fjalë për një angazhim prej rreth 6 miliardë dollarësh, i cili pritet të forcojë jo vetëm sigurinë energjetike, por edhe atë kombëtare në të gjithë rajonin.
“Në momentin kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, u shpreh ajo, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e zyrtarëve të lartë amerikanë në këtë proces.
Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe rajonin, në një kohë kur diversifikimi i burimeve të energjisë dhe reduktimi i varësisë nga tregje të pasigurta mbeten prioritet kyç.
I was honored to travel to Tirana to advance @POTUS’ energy agenda and join PM @ediramaal to participate in a signing ceremony of a historic deal between Albania, Venture Global and Aktor LNG USA on a 20-year U.S. LNG agreement. This $6B commitment strengthens energy security—and…
— Ambassador Kimberly Guilfoyle (@USAmbassadorGR) April 28, 2026
Postimi në X
“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të @POTUS dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit @ediramaal në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG nga SHBA.
Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të @SecretaryBurgum, @SecretaryWright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, ka thënë ajo.