Makina del nga rruga në Vlorë, humb jetën shoferi

31 July 2023, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga në Vlorë, humb jetën shoferi
Foto ilustruese


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në afërsi të fshatit Kotë të Vlorës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur "Qafa e Dushkut", ku shoferi ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rrugës.

Për pasojë, raportohet se shoferi ka ndërruar jetë. Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

"Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia e Vlorës.


Video