Dhunuan gazetarin, gjykata e Lezhës dënon dy autorët

31 July 2023, 19:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunuan gazetarin, gjykata e Lezhës dënon dy autorët
Gjykata e Lezhës


Gjykata në Lezhë ka dënuar dy autorët e dhunës ndaj gazetarit Elvis Hila, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij viti.

Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Paulin Luka (Pergjini) me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan.

Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit.

Gazetari Hila u sulmua pas raportimit për një vendim të Gjykatës së Lezhës ndaj të afërmit të njërit prej të akuzuarve.


Video