Mafia shqiptare tenton të rrëmbejë ministrin belg të Drejtësisë, si u zbuluan 4 autorët dhe çfarë iu gjet në makinë

29 September 2022, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mafia shqiptare tenton të rrëmbejë ministrin belg të
Vincent Van Quickenborne

Policia holandeze ka parandaluar marrjen peng të ministrit belg të Drejtësisë Vincent Van Quickenborne, duke arrestuar 4 persona si autorë të dyshuar. Mbi këtë ngjarje akuzohen Ndrangheta dhe mafia shqiptare, pasi të arrestuarit dyshohen si të lidhur me mafian e trafikut të drogës në Evropën Veriore.

Mediat e huaja raportojnë se plani i dështuar i rrëmbimit u zbulua thuajse rastësisht nga policia holandeze, e cila të enjten e kaluar identifikoi një makinë me targa holandeze të parkuar jashtë shtëpisë së ministrit belg, brenda të cilës u gjet: një pushkë dhe shirit ngjitës, ndërsa në një makinë tjetër, po ashtu e regjistruar në Holandë, janë gjetur disa shishe me benzinë.

Falë dy makinave, hetuesit gjurmuan dhe arrestuan në Holandë katër persona të moshës 20 deri në 48 vjeç, të gjithë të dyshuar si autorë të rrëmbimit të dështuar dhe, të paktën sipas transmetuesit flamand VRT, të gjithë të dyshuar si trafikant droge.

Vetë ministri Vincent Van Quickenborne , në një video-mesazh të transmetuar nga radio-televizioni belg RTBF, komentoi ngjarjen duke folur për “mafian e drogës”.

“Për momentin do të jem nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme,” tha Quickenborne .

“Më lejoni të jem i qartë! Njerëzit pas gjithë kësaj po marrin të kundërtën e asaj që synojnë. Kjo më forcon besimin se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë”, vijon ai. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë krimin e organizuar, me më shumë njerëz dhe burime se më parë. Në shtetin tonë ligjor demokratik, ne kurrë nuk do t’i përkulemi dhunës. Asnjëherë!”.

Fjalëve të Quickenborne iu bashkuan edhe ato të kryeministrit belg Alexander De Croo i cili nga profili i tij në Tëitter flet për një kërcënim “krejt të papranueshëm”.

“Prania e mafies në aksin Amsterdam-Bruksel bëhet gjithnjë e më evidente dhe me rrëmbimin e dështuar të ministrit belg, bëhet më rrezikshëm, i pacipë.”

Për disa vite, Belgjika, e mbështetur nga Holanda fqinje dhe porti i Antwerpen, është bërë një nga rrugët më të rëndësishme të aksesit me anë të së cilës droga mund të hyjë në Evropë, në fakt, sipas të dhënave të publikuara nga raporti i Europol “Cocaine Insight”, në portin e Antwerp -it, vitin e kaluar u kapën 66 ton kokainë, krahasuar me pesë në 2013.

Një rritje e vazhdueshme, e favorizuar nga konsolidimi i aktiviteteve kriminale të kryera si nga Ndrangheta ashtu edhe nga mafia shqiptare, të dyja, të rrënjosura gjithnjë e më shumë në territorin belg dhe përgjegjës për shtimin e vrasjeve dhe episodeve të korrupsionit në forcat e policisë. Kjo ka bërë që disa media të huaja të aludojnë për përfshirjen e shqiptarëve në bashkëpunim me mafiozët italianë në këtë grabitje të dështuar.

 


Video