Lumi Ishëm del nga shtrati, izolohen disa shtëpi në Fushë-Krujë

21 November 2022, 07:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lumi Ishëm del nga shtrati, izolohen disa shtëpi në
Lumi Ishëm

Gjatë natës ka dalë nga shtrati lumi Ishëm.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Niveli i ujit në arat e mbjella arrin deri në rreth 50 cm.

Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth ne fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Reshjet në mëngjesin e sotëm kanë pushuar, nëse rifillojnë situata do vijojë të mbetet problematike


Video