Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me ironi ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit publikoi një foto nga Tirana e përmbytur. Por kryetari i PD-së, ka publikuar një foto të vjetër, ish-parkingun pranë ETC-së, dikur edhe lavazh, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se fotoja e përdorur nga Berisha është e vitit 2013 nga parkingu i ETC-së, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha.
“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC. Foto 2 e Tiranës sot, i njëjti vend DoqnTown One! Por, seniliteti dhe ligësia e tij – që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht – janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës #PisBurrë”, shprehet Veliaj.