Lufta kundër krimit të organizuar, Altin Dumani takon prokurorin serb

15 September 2025, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta kundër krimit të organizuar, Altin Dumani takon prokurorin serb

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, priti në një takim Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mladen Nenadic.

Takimi, i cili u zhvillua në zyrat e SPAK në Tiranë, kishte në fokus thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Dumani dhe Nenadic theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës mes dy institucioneve, për të forcuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rajonale. Ky bashkëpunim është mbështetur nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Serbisë, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm në luftën për të frenuar aktivitetet kriminale në rajon.


Video