Ish presidenti i vendit Bamir Topi ishte i ftuar sot në emisionin Breaking në Top News me Fiori Dardhën. Ai foli rreth zhvillimeve të reja politike në Shqipëri, por gjithashtu bëri komentin e në lidhje me ministren me inteligjencë artificiale “Diellën”.
Topi e cilësoi si një veprim ekstravagant të Ramës.
Ai shtoi se ne si vend i vogël na duhet një tjetër vend që të marrim shembull e të mbështetemi diku.
"Inteligjenca artificial, robotika në përgjithësi është konsideruar si një progres i rëndësishëm në jetën e njeriut. Por në këtë rast duket që është më shumë një gjest ekstravagant i kryeministrit. Ne jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë të marrim eksperienca nga të tjerët, bile dhe nga ato vende ku ne do të shkojmë. Në rast se do ishte qoftë edhe një shembull për tu marrë mund të kishte mundësi që të mbulohesh mbas mbasi shembull. Kjo më kujton pastaj po histori të tjera që filluan, hapën debat të fortë publik dhe s'përfunduan asnjëherë, sikurse ishte "Ballkani i hapur", Shteti i ri bektashi dhe elementet që mos t'i përmendim, por janë disa gjëra që vërtetë tregojnë inspirimin ekstravagantë të kryeministrit për tu hedhur në diskutim dhe t'i mbajë njerëzit në këtë lloj diskutim", tha Bamir Topi.
Pyetjes nëse ai do ta dekretonte nëse do të ishte president, Bamir Topi iu përgjigj kështu:
"Si frazë të parë do të thoja që ende ky është një proces në vijim, që do të thotë: Kryeministri ka shkuar tek presidenti, i cili ka vendosur zotin Rama si fitues i zgjedhjeve të këtij viti në pozicionin e kryeministrit. Kur të dekretohet qeveria emër për emër, atëherë ne do kemi një situatë. Pra e bëra këtë parashtresë për të mos paragjykuar veprimin e presidentit në vazhdim. Deri atëherë, gjithçka mbetet në nivel hipotezash. Këto hipoteza i bëj për të shmangur çdo paragjykim ndaj Presidentit do të presim, do të shohim.
Nëse do të isha unë, do ta konsdieroja një eksperiencë sfiduese, që ccdo institucion që përballet, qoftë dhe presidenti, do ta kishte vështirë të ishte i sigurtë. Presidenti ka një instrument ligjor: mund ta referojë situatën në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo do t’i qetësonte të gjitha palët. Unë nuk jap këshilla dhe nuk paragjykoj, nuk do ta merrja këtë lloj peshe mbi supe.
Pastaj, për mënyrën se si e arsyetoj unë këtë çështje qëndron apo jo për mua personalisht nuk qëndron. Mund të kesh Diellin si këshilltar, por nuk mund ta autorizosh diellin të marrë vendime për ty. Në këto kushte, ajo që kemi parë është një shfaqje spektakolare dhe ekstravagante”, përfundoi ish-presidenti.