EMRI/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 mijë euro të pa deklaruara, 55-vjeçari arrestohet në Portin e Durrësit

15 Shtator 2025, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 55-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin e Shqipërisë 1000 fishekë armë gjahu dhe rreth 20 mijë euro të pa deklaruara.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Aliaj, banues në Tiranë, u çili akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i muniçionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi:

Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare.

Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrançë nga shërbimet e Poliçisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur.

Shërbimet e Poliçisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informaçionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të muniçionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Si rezultat u arrestua në flagrançë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i muniçionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Poliçisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të çilat u sekuestruan në çilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe çelularin e 55-vjeçarit.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Video