Macron: Largimi i Maduros është lajm i mirë për venezuelianët!

5 January 2026, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron: Largimi i Maduros është lajm i mirë për
Emmanuel Macron/ Nicolas Maduro

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë një takimi të kabinetit të hënën se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro “nuk mbështetet ose miratohet” nga Franca, tha një zëdhënëse e qeverisë.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se Nicolas Maduro ishte një “diktator” dhe se largimi i tij “është një lajm i mirë për venezuelianët”, shtoi Mont-Brezon para gazetarëve.

Emmanuel Macron u kritikua, kryesisht nga e majta franceze, për reagimin e tij fillestar për të mos komentuar metodat e Uashingtonit.

Macron ishte një nga drejtuesit e parë europianë që komentoi arrestimin e Maduros sapo lajmi u bë publik nga Trump.

Franca ishte ndër vendet që nuk e njihte mandatin e fundit të Maduros në Venezuelë ashtu si shumica e shteteve europiane.


Video