Erion Veliaj nuk mori pjesë në seancën paraprake në GJKKO, REAGOJNË Burgjet: Nuk penguam...

5 January 2026, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj nuk mori pjesë në seancën paraprake në GJKKO,
Erion Veliaj

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se fajtori për mosparaqitjen e tij në seancën paraprake të GJKKO-së, është bërë vonesa e eskortës shoqëruese të Policisë së Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës.

Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

Reagimi nga drejtoria e Burgjeve:

Në lidhje me reagimet e publikuara në media mbi pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit të shtetasit E. V drejt GJKKO-së, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se këto pretendime janë të pavërteta.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore.

Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.


Video