Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pasi kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj përfundoi në spital, aktivistët që po protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë vazhdojnë përplasjen me efektivët e policisë, teksa këta të fundit tentojnë që t’i largojnë nga aty.
Njëra prej aktivistëve diskuton me një efektiv duke i thënë që të mos ia largojë karrigen sepse është një e drejtë proteste e tyre.
“Mos i prek karriget, ça është kjo more. Është e drejtë proteste. Unë kam lajmëruar për protestë. Mos e merr, kush je ti që merr karrigen. Karrigia është e drejtë proteste. Jo ore, çfarë është kjo. Një karrige iu prishka punë. Ore t’ju vijë turp. Ne kemi lajmëruar për protestë. Kemi thënë që do të jemi këtu“, tha protestuesja.