Shkarkohet kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici!

16 June 2023, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici!
Në foto: Edi Rama dhe Safet Gjici

Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.

Ky vendimin vjen pas publikimit të një videos seksuale të kreut të Bashkisë së Kukësi në zyrë.

Pas publikimit të kësaj video, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.


Video