
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar me shpejtësi një video erotike ku dyshohet se protagonist është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Videoja mban datën 6 qershor dhe është bërë në orën 16:00.
Në rrjetet sociale pretendohet se filmimet janë realizuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërsa për momentin nuk dihet autorësia e videos.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kryetari i bashkisë dhe nuk dihet as vajza që shfaqet në video.
Safet Gjici u zgjodh për herë të parë kryetar i bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 2019-s, ku përballë nuk pati rival. Ai u rizgjodh më 14 maj të këtij viti, duke fituar ndaj dy kandidatëve të opozitës.
VoxNews e disponon videon erotike të kryebashkiakut, Saft Gjici por për shkak të etikës në media nuk mund ta publikojmë./VoxNews