Arrestohet biznesmeni Orest Sota dhe shpallet në kërkim pronari i “Top Seven”, Orges Birçaj!

12 Qershor 2026, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Top Seven"

Arrestohet biznesmeni i njohur Orest Sota në kuadër të një operacioni të SPAK.

VoxNews ka mësuar se është shpallur në kërkim edhe pronari i makinave"Top Seven", Orges Birçaj.

Dyshohet për vepër penale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Kujtojmë se, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 


Video